AKTUALITET, 6 Maj 2021, 13:12

“Dëgjuam zhurma”, dëshmitarja rrëfen krimin në Elbasan: Pamë gruan të shtrirë përtokë

“Dëgjuam zhurma”, dëshmitarja rrëfen krimin në

Një dëshmi vjen nga vendi i ngjarjes në Elbasan, ku një ish-polic vrau me armë zjarri gruan e tij. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit.

Sipas dëshmitares, kishin dëgjuar krisma armësh dhe pasi kishin dalë nga kafja kishte parë një grua të shtrirë përtokë.

“Ne ishim në kafe. Dëgjuam zhurmat. Një polic po ikte me vrap. Kaq! Kur pamë atë gruan që ishte shtrirë, e kishin vrarë.

Po e ndihmonin disa çuna. Ishte një polic që e mbronin këto makinat këtu.”, tha ajo.