TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një krim i rëndë në familje ka tronditur Elbasanin mesditën e sotme, ku burri ka vrarë me armë zjarri gruan e tij.
Ndërkohë të plagosur raportohet se kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri dyshohet se është avokat dhe një kalimtar.
Viktima është Liljana Buzo 54 vjeçe, ndërsa autori i krimit Koço Buzo 58 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Gjykatës së Elbasanit, ku mësohet se çifti sapo kishte përfunduar procesin gjyqësor për divorc.
Policia ka shkuar menjëherë në zonën ku ndodhi plagosja dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.