TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vite burg 21-vjeçarin suedez, Sebastian Vall-in i cili u kap me 19 pistoleta në gusht të 2018.
21-vjeçari përdori Shqipërinë si tranzit për të trafikuar 19 pistoleta nga Kosova, Hani i Hotit e më pas për në Suedi.
Më 16 gusht të 2018 ai u ndalua nga policia shqiptare pasi në çantën e tij të shpinës u gjetën armët e destinuara për trafik.
Vall udhëtonte me autobus ndërsa gjatë hetimeve ai pranoi se kishte marrë armët për ti dërguar në Europë por nuk kujtonte nga kush dhe cili ishte destinacioni i tij final.
