AKTUALITET, 18 Janar 2021, 17:13

Meta i uron ditëlindjen legjendës vlonjate të peshëngritjes, Myslym Myslimit: Gjithmonë respekt dhe nderim!

Meta i uron ditëlindjen legjendës vlonjate të peshëngritjes,
Në Vlorë, Presidenti i vendit Ilir Meta ka gjetur rastin të takojë nga afër e t’i urojë ditëlindjen edhe legjendës vlonjate të sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimit. Meta shprehet përmes një statusi në Facebook se ai ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin e tij një personalitet, që të imponon respekt dhe nderim gjithmonë. STATUSI I PLOTE I lumtur t’i uroja sot 60-vjetorin e lindjes, legjendës vlonjate të sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimi. Mbi 10 herë kampion i vendit me fanelën e Flamurtarit dhe të Partizanit, rekordmen dhe titullar i ekipit kombëtar, ai ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin e tij një personalitet, që të imponon respekt dhe nderim gjithmonë, duke treguar njëkohësisht se është një qytetar shembullor, familjar dhe prind i shkëlqyer. Kënaqësi të ndaja disa momente edhe me familjen e tij të mrekullueshme. EDHE 100 KAMPION! ?

I lumtur t'i uroja sot 60-vjetorin e lindjes, legjendës vlonjate të sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimi. Mbi 10...

Posted by Ilir Meta on Monday, January 18, 2021