TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një komunikimi me gazetarët në Vlorë, Presidenti Meta është ndalur në një ngjarje të ndodhur së fundmi, atë të çarjes e shembjes së një pjese të rrugës në Borsh, pas reshjeve të ditëve të fundit.
I pari i shtetit, e drejtoi gishtin nga qeveria, veçanërisht tek kryeministri Rama, i cili sipas Metës, zgjedh të puthë në ballë pronarin e kompanisë, Salillarin, përgjegjëse për rikonstruksionin e kësaj rruge.
“Kështu është kur ai që në vend t’i kërkojë llogari i puth në ballë ata, që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”,- u shpreh Meta.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Edi Rama puthi në ballë biznesmenin Salillari, kur ky i fundit u zotua të rindërtojë një banesë të shembur nga tërmeti. Ndërkohë lidhur me çarjen e rrugës në Borsh, kryeministri mbajti qëndrim thuajse justifikues ndaj kompanisë duke aluduar se mediat transmetojnë kronika në formë gjobash.