AKTUALITET, 11 Shtator 2019, 18:28

Meta flet për shkarkimin: S’kam frikë, s’ka shans që të dalë nga zyra para 22 korrikur 2022

Meta flet për shkarkimin: S’kam frikë, s’ka shans që

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ai nuk ka frikë nga shkarkimi. Ai është shprehur se nuk ka frikë duke hedhur dhe “thumba” për Bashën e Ramën, duke thënë se ata kanë frikë nga zgjedhje të lira.

Më tej Meta u shpreh se ai nuk do të dalë nga zyra para datës 22 korrik 2022, datë që është dhe disa e fundit e mandatit 5-vjeçar.

“Unë disa gjëra i kam thënë shumë qartë, unë nuk jam nga ata që kanë frikë, si ata që kanë frikë nga zgjedhjet e lira. Nuk ka shans që Ilir Meta të dalë para 22 korrikut 2022 nga ky institucion”, tha Meta.