TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U bë më shumë se një vit që Kristiano Ronaldo la Realin e Madridit dhe kampionatin spanjoll për t’u transferuar te Juventusi në Serinë A, ndërsa personi që ia ndjen më shumë mungesën duket se është rivali i tij i përjetshëm, Lionel Mesi.
Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të La Liga-s, ylli i Barcelonës deklaroi se e ndjen mungesën e Ronaldos në ndeshjen ndaj Realit, të cilat bëheshin vërtetë speciale, kur të dy ishin në fushën e lojës.
“El Classico është një ndeshje e veçantë gjithmonë, por me Ronaldon bëhej speciale. Rivaliteti mes nesh ka qenë i përjetshëm, sepse zgjati për shumë vite dhe nuk është aspak e lehtë të luash kaq gjatë në nivele të larta. Mes nesh ka qenë shumë argëtues dueli dhe shpresoj që të jenë argëtuar edhe njerëzit, qofshin këta madrilenë apo blaugrana”, deklaroi argjentinasi.