AKTUALITET, 29 Maj 2020, 22:36

Mes protestave të fuqishme, arrestohet polici që i vuri gjurin në fyt afro-amerikanit në SHBA

Mes protestave të fuqishme, arrestohet polici që i vuri gjurin në

Një oficer policie, është arrestuar në shtetin Mineapolis të SHBA dhe akuzohet për vrāsjen e afro-amerikanit George Floyd.

Polici i quajtur Derek Chauvin, shfaqet në një video, duke vendosur gjurin e tij mbi qafën e Floyd, i cili më pas ndërroi jetë.

Kjo ngjarje ka shkaktuar protesta mjaft të ashpra në Mineapolis dhe protestuesit i vunë flākën një stacioni policie.

Kjo cështje ka rikthyer zemërimin në komunitetet e afroamerikanëve, për shkak të brūtalitetit me të cilin shumë prej tyre, janë trajtuar nga policia. Në të shkuarën, ngjarje të tilla kanë frymëzuar edhe lëvizjen "Black Lives Matter".

Oficeri do të përballet me tre akuza, mes të cilave vrāsje në shkallën e tretë, ndërkohë që hetimet vijojnë edhe për oficerë të tjerë.

/TPZ.al/