AKTUALITET, 29 Maj 2020, 20:22

Rritet presioni ndërkombëtar për Reformën Zgjedhore, Soreca: Të arrihet marrëveshje deri më 31 maj

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me Reformën Zgjedhore. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Soreca pohoi se me rëndësi është që të bëhet progres në reformën zgjedhore, ndërsa theksoi se mirëpret qëndrimin konstruktiv nga palët.

“E rëndësishme është që ka përparim në Reformën Elektorale në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të ndërmarrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31.5.2020. Ne duam që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, -shkruan Soreca.