AKTUALITET, 1 Prill 2021, 09:07

Shpopullimi i Shqipërisë, Basha: Rama i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popuj të tjerë

Shpopullimi i Shqipërisë, Basha: Rama i konsideron shqiptarët

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës për deklaratën e djeshme të tij ku i bëri thirrje sipërmarrësve të marrin punëtorë nga Bangladeshi, India e Afganistani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri demokrat thekson se Rama nuk është aspak i shqetësuar për shpopullimin e Shqipërisë.

Pyetja e kreut të opozitës: A është shqetësuar Edi Rama për shpopullimin që po pëson Shqipëria?

Përgjigje: Jo, largimi masiv i shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij nuk e shqetëson Ramën, madje ai i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popuj të tjerë.

Ky problem i madh është një dështim tjetër i Ramës që kreu demokrat i ka bashkuar në 100 dështimet e rilindjes.