TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesa duket gjithë mosmarrëveshjet mes Agron Tufës dhe Spartak Brahos kanë marrë fund.
Sot ata janë parë duke diskutuar bashkë në Komisionin e Ligjeve ku edhe u diskutua lidhur me dosjet e Komunizmit.
Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka paditur më herët në Gjykatën e Tiranës disa persona, të cilët ai i akuzon se e kanë sulmuar, fyer dhe kanë shpifur ndaj tij. Mes tyre është edhe deputeti Spartak Braho.
Si nisi përplasja mes tyre?
Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.
Tufa iu është referuar deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.
Pas debateve dhe akuzave të shumta në distancë shkrimtari Agron Tufa paditi deputetin socialist Spartak Braho.