TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupi parlamentar i PS i ka dorëzuar kryesisë së Kuvendit kërkesën për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në kërkesën prej 9 faqesh të socialistëve janë renditur arsyet dhe motivet e këtij shkarkimi po nga ata të cilët e votuan Malaj në këtë detyrë.
Grupi parlamentar socialist argumenton se: “Gjatë vitit 2018 dhe në vazhdim zoti Arben Malaj i emëruar nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka pasur sjellje konstante dhe dalje publike dhe deklarim të qëndrimeve personale dhe të natyrës politike të palidhura me politika mbikëqyrje të Bankës së Shqipërisë dhe që nuk gjejnë asnjë referim në çështjet diskutuara në veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë apo që të mund të klasifikohen si veprimtari në shërbim të edukimit të publikut mbi tregun bankar”.
Kërkuesit e shkarkimit të Arben Malajt theksojnë më tej: “Në vlerësim të sjelljes në raport me publikun mund të konkludohet se Z. Arben Malaj në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund t’i shërbejnë publikut për edukimin e tij ose për informimin e publikut për veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës në kufijtë e lejuar nga legjislacioni fushës”.
