AKTUALITET, 17 Gusht 2021, 08:30

Përfshihen nga flakët "Sarajet e Toptanasve" në Tiranë

Përfshihen nga flakët "Sarajet e Toptanasve" në

Në mesnatë është përfshirë nga zjarri godina e “Sarajeve” në qendër të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 23.40, ndërkohë që dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme.

“Në orën 24.00 i vihet flaka “SARAJEVE”

Monument Kulture kat I. nl qendër të Tiranës së shkretuar tashmë nga talebanët në pushtet..

Nuk kam fjalë…"-shkruan në rrjetet sociale arkitekti Titi Seranaj.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën të ditur se nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut.

“Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit,” -thuhet në njoftimin e policisë.