TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Federata Shqiptare e Futbollit pret ende një përgjigje zyrtare nga Ministritë përkatëse për të mësuar nëse është miratuar apo jo kërkesa e saj për të rifilluar aktivitetet sportive në vend. Por përgjigjen indirekte e ka marrë nga kryeministri Edi Rama, i cili në komunikimin e tij të fundit rreth situatës së COVID-19 ka deklaruar se në vend do të rihapet gjithçka që nga java e ardhshme. Kjo është java e fundit e masave kufizuese.
"Me përjashtim të aktiviteteve kulturore e sportive, ku do mungojnë spektatorët, dasmave e funeraleve ku nuk do të mblidhen qindra njerëz, transporti publik i mbyllur edhe për pak, si dhe plazhet që do kenë një kornizë sigurie”, ishin fjalët e Ramës.
Kësisoj, që nga java e ardhshme do të mund të zbresin në fushë përsëri ekipet e futbollit, me kufizimin e vetëm atë të mospranisë së spektatorëve dhe zbatimin e një protokolli strikt në të gjitha nivelet e tij. Gjithsesi, në institucionin e futbollit për të zyrtarizuar gjithçka presin shkresën nga Ministria e Shëndetësisë, që do t’i hapë rrugë edhe fillimit të aktivitetit sipas kalendarit të parashikuar me Superioren që luan e para më 3 qershor.