TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një kohe heshtje dhe pas triumfit të Leclerc të Ferrarit në Monza, vijnë edhe lajmet për shëndetin e Michael Schumacher. Ish-piloti gjerman arriti sot në Paris, ku u transportua në spitalin Evropian “Georges Pompidou” për një trajtim mjekësor për momentin “top sekret”. Kështu shkruajnë mediat franceze.
Sipas “Le Parisien”, ish-kampioni i Formula 1, i cili u plagos rëndë në 2013 për shkak të një aksidenti me ski, duhet t’i nënshtrohej transfuzionit të qelizave staminale në trup, në mënyrë që të ketë një reagim “sistematik anti-inflamator”.
Trajtimi duhet t’i bëhet nga profesori Philippe Menasché, kirurg i famshëm kardiak, pionier i terapisë qelizore në trajtimin e insuficiencës kardiake. Menasché është gjithashtu në Këshillin Administrativ të Institutit të Trurit dhe palcës kurrizore.
Në spitalin ku është shtruar, Schumacher është vizituar sot edhe nga kirurgu ortopedik i famshëm Gerard Saillant. Menasché dhe drejtuesit e spitalit “Pompidou”, të kontaktuar nga media franceze, nuk konfirmuan ose mohuan llojin e trajtimit të cilit do t’i nënshtrohet Schumacher, duke u fshehur pas sekretit mjekësor.
Burime për mediat franceze sigurojnë se Schumacher është sjellë të paktën edhe dy herë të tjera kohët e fundit në Paris, e fundit në pranverë. Në qëndrimin e tij të parë, ish-piloti u shtrua në Pitié-Salpetriere.
Sipas raportimeve, Schumacher ishte menduar të kthehej në Paris për analiza në korrik por ky udhëtim u shty për shkak të një problemi të papritur shëndetësor dhe data u zhvendos në fillim të shtatorit, pas kthimit nga pushimet të profesorit Menasché.