AKTUALITET, 12 Shtator 2018, 20:43

Apple prezanton telefonin e tretë të ri për sivjet - iPhone XR

Gjiganti teknologjik Apple ka prezantuar telefonin e tretë të ri për këtë vit.

iPhone XR quhet telefoni i ri i kompanisë që do të vijë me ekran deri në skaje. Ekrani i këtij telefoni është me madhësi 6.1-inç.

Ai do të vijë me ekran LCD dhe ka edhe versionin me ngjyrë të kuqe. Më herët, Apple ka prezantuar iPhone Xs dhe iPhone Xs Max.