TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Masat e shtuara nga Policia Rrugore, duke filluar me monitorimin e akseve rrugore nacionale, me radarë, patrullimet me makina të paloguara, përdorimi i dronëve, kamerave, aparateve fotografike dhe alkooltestuesve, po evidentojnë përditë shkelje të shumta si: drejtim mjeti me shpejtësi deri 2 herë më shumë se norma e lejuar, drejtues mjetesh që drejtojnë mjetet në ndikimin e alkoolit e më keq akoma në gjendje të dehur, në masa të mëdha të përdorimit të alkoolit, drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin pa leje drejtimi, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim në sens të kundërt, tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative, shkelje semafori, gara shpejtësie e shumë shkelje të tjera që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Në autostradën Levan-Vlorë, nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë monitorimit me radar, është konstatuar mjeti tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi K. M., 21 vjeç, i cili qarkullonte me shpejtësi 167 km/h. Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi përkatëse, duke përdorur një patentë të falsifikuar. Ky drejtues mjeti është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar me masë administrative.
Në rrugën interurbane Tuneli i Krrabës-Tiranë, gjatë monitorimit me radar nga Policia Rrugore e Tiranë është konstatuar mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. G., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte me shpejtësi 165 km/h. Ky drejtues mjeti është ndëshkuar me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje 3 pikë nga leja e drejtimit.