AKTUALITET, 11 Gusht 2021, 15:43

Covid-19 në Kosovë, një humbje jete dhe 888 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë, një humbje jete dhe 888 raste të reja

Janë rritur rastet e reja me Covid-19 në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 888 raste të reja.

Ministria bën me dije po ashtu se 1 person ka humbur jetën.

Në krahasim me ditën e djeshme ku u regjistruan 562 raste të reja kemi një rritje të konsiderueshme me më shumë se 300 raste.