AKTUALITET, 11 Gusht 2021, 13:18

Zjarret/ Evakuohen banorët e 20 zonave në Greqi, autoritetet ndërhyrje nga ajri dhe toka për të stabilizuar situatën

Zjarret/ Evakuohen banorët e 20 zonave në Greqi, autoritetet

Në Greqi prej javësh tashmë vijon beteja me zjarret.

Mediat Helene shkruajnë se ndërhyrjet po bëhen si nga toka dhe ajri në zonat e Gortynias dhe rrethinat e saj.

Shtatë helikopterë e aeroplanë zjarrfikës, 578 zjarrfikës dhe 181 automjete dhe dhjetëra forca po punojnë për shuarjen e zjarrit në këto zona.

Ndërkohë banorët u evakuuan pasditen e djeshme.

Zjarri në Gortynia ka shkaktuar dëme në shtëpi, arra dhe ferma, si dhe ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve në 21 zona. Ndërsa në Evia-n veriore zjarri është në kontroll, por nuk është shuar ende.