AKTUALITET, 21 Nëntor 2019, 22:16

Me shpejtësi deri në 181 km/h në Tiranë-Elbasan, si i ndëshkoi policia shoferët ‘rebelë’

Me shpejtësi deri në 181 km/h në Tiranë-Elbasan, si i

Policia Rrugore e Tiranës ka forcuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve, ndërsa janë bllokuar 5 patenta.

Mbrëmjen e sotme policia është stacionuar në rrugën Tiranë-Elbasan, ku janë konstatuar disa raste me shpejtësi tej normave, deri edhe në 181 km në orë.

“Po ndodh: Në rrugën Tirane-Elbasan

181 km/h, ?✈???

Vijon kontrolli me Radar ?, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, ku prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë ✍??♀ 5 leje drejtimi, për shpejtësi që varijojnë nga 127 deri në 181 km/h.

Mos nxitoni për te arritur fundin?, apo ?✍??♀, shpejtësia vret jete.”, -thuhet në mesazhin e Policisë.