TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrasja e 49-vjeçarit Jan Prenga vijon të jetë në qendër të opinionit publik për misterin që përmban vetë kjo ngjarje e rëndë.
Së fundmi, detaje të reja kanë dalë në drite përmes fotove që tregojnë momentet e fundit të Prengës para rrëmbimit, mëngjesin e 17 janarit. 49-vjeçari siç mund të dallohet përmes fotove shfaqet në një lokal, së bashku me bashkëshorten, ku më pas ngrihen dhe largohen. Ky ka qenë dhe momenti i fundit, kur Prenga është parë në lagjen ku banonte.
Ndërkohë më pas ai është rrëmbyer në rrugën “London”, ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka humbur jetën dhe më pas zhdukur, ndërsa nuk është gjetur ende trupi i tij. Sipas policisë, rrëmbimi i Jan Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden”, në Shijak.
