AKTUALITET, 18 Shkurt 2020, 16:41

Fitoi zgjedhjet përballë Kolinda Grabar-Kitaroviç, Milanoviç merr detyrën e Presidentit të Kroacisë

Fitoi zgjedhjet përballë Kolinda Grabar-Kitaroviç,

Zoran Milanoviç ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kroacisë pasi mposhti në zgjedhjet presidenciale të këtij viti Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Ai fitoi me një diferencë të ngushtë të votave 52.7 % me 47.3%.

Milanoviç ka qenë kryeministër i Kroacisë në periudhën 2011- 2015, zhvilloi fushatën e tij zgjedhore me premtimin se ai do të luftonte korrupsionin që ai thotë se ishte intensifikuar që kur ai humbi pushtetin dhe konservatorët morën drejtimin e vendit.

Kroacia këtë vit drejton presidentin e BE ndërkohë Milanoviç është zotuar që të hapë negociatat në pranverë të këtij viti me Shqipërinë.