TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përmes një statusi të ndarë në rrjetet sociale Luan Rama kujton vitin 1997 kur ishte gazetar, duke e paralelizuar situatën me atë që po jetojmë sot nga koronavirusi.
Ai thotë se tipike e qeverisë së atëhershme ishte fakti se gazetarët duhet të mbyllnin gojën me justifikimin se ishim në luftë, duke mos folur për qeverinë edhe kur ajo shkelte ligjin. E njëjta gjë, thotë ai po ndodh edhe sot.
Duke iu drejtuar qeverisë, nënkryetari i LSI-së iu kujton se, vjen shpejt koha kur edhe spekulantët e luftës përgjigjen një ditë.
POSTIMI
Mbylleni gojën, jemi në luftë!
Një shprehje idiote, edhe pse jo të gjithë ata që e thonë, janë idiotë.
Thjesht më kujton vitet 1995, 1996, dhe sidomos vitin 1997 të Shqipërisë në kolaps, pa shtet dhe në gjendje të jashtëzakonshme, kur horrat e pushtetit dhe minjtë e gjirizeve të tij na thonin ne gazetarëve: mbylleni gojën, jemi në luftë!
Sepse sipas tyre, ishte e paligjshme të flisje për të vërtetat e pushtetit, ishte e paligjshme që t’i denoncoje ato, se “ishim në luftë”!
Të njejtët, natyrisht jo nga emri e mbiemri, por nga trutë e ushqyer në haletë e pushtetit, thonë të njejtën gje: mbylleni gojën, jemi në luftë!
Për këta hibridë të sajuar prej mutacionesh perversiteti pushteti e të klonuar në laboratorët e propagandës tipike gebëlsiane, jo vetëm nuk ka rëndësi se çfarë bën dhe si e bën qeveria punën e vet, por edhe duhet heshtur!
Duhet heshtur edhe kur qeveria nuk zbaton ligjin, edhe kur kryeministri vepron në kokën e vet e pa asnjë tagër kushtetues, duhet heshtur për konçensionet e grabitjes dhe për mosveprimin kriminal në kohën e duhur për shpalljen e emergjencës civile, por duhet heshtur edhe kur të burgosurit nxirren nga burgu sipas shijeve të qeverisë e në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, duhet heshtur edhe kur shteti nuk është atëherë kur qytetarët kanë më shumë nevojë për të.
Jemi në luftë, por lufta nuk i jep të drejtë askujt të shkelë ligjin!
Vjen shpejt koha kur edhe spekullantët e luftës përgjjgjen një ditë!