TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që rritet numri i të prekurve me koronavirus dhe po ashtu edhe viktimat, Turqia ka nxjerrë një dekret përmes të cilit u kërkon kompanive që të marrin leje nga shtetit nëse dëshirojnë të eksportojnë respiratorë mjekësorë dhe pajisje tjera.
Qëllimi i kësaj mase është plotësimi i kërkesës në tregun e brendshëm, derisa numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend po rritet.
Në Turqi, 59 njerëz vdiqën gjatë dy javëve të fundit dhe 2.433 u infektuan me koronavirusin e ri.
Dekreti thotë se kompanitë do të kenë nevojë për leje të veçantë për të eksportuar respiratorë dhe pajisje tjera mjekësore.
Ankaraja më parë ka njoftuar se do të ndalojë eksportimin e maskave mbrojtëse.
Turqia ka ndërmarrë një numër masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë një shtetrrethim të pjesshëm për qytetarë të moshuar, mbylljen e shkollave, restoranteve dhe bareve, si ka ndaluar lutjet masive dhe ndeshjet sportive.
/REL