AKTUALITET, 26 Mars 2020, 11:29

Dy persona në gjendje kritike te Infektivi, të intubuar. Detaje nga ministria, sa persona janë shtruar në total

Dy persona në gjendje kritike te Infektivi, të intubuar. Detaje nga


Ka shkuar në 73 numri i personave të shtruar aktualisht në shërbimin infektiv. Eugena Tomini nga ISHP, tha sot se prej tyre 3 raste jane ne terapi intensive, ndërsa 2 jane te intubuar, ne gjendje kritike.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime.

“Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, tha Tomini.