TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 31-vjeçar nga Tiranë është arrestuar për shkak se ka shkelur rregullat e qarkullimit e më pas është përpjekur të korruptojë policin që e ka ndaluar.
Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i mjetit me iniciale G. T. ka kaluar me semafor të kuq dhe ka vazhdua të ecë deri sa është ndaluar nga agjenti verifikues i policisë.
Pas ndalimit drejtuesi i automjetit i ka ofruar policit një kartëmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.
Në këto kushte është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.