AKTUALITET, 28 Qershor 2021, 12:12

Mbeturinat në Durrës, Xhaferraj: I gjithë qyteti është kthyer siç ishte Porto Romano, jemi në emergjencë mjedisore

Mbeturinat në Durrës, Xhaferraj: I gjithë qyteti është

Situata me plehrat në Durrës prej ditësh vijon të jetë problematike.

Me plehrat që po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve, situata po përfshin edhe periferinë e qytetit bregdetar.

Në një komunikim për mediat, deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferaj reagoi me kritika ndaj qeverisë dhe pushtetit lokal.

Ai theksoi se pastrimi i qytetit të Durrësit është kthyer në një dështim të madh për shkak të arrogancës , korrupsionit dhe paaftësisë së autoriteteve.

“Unë do të thoja që mes dështimeve të kësaj qeverie në Durrës, pastrimi i qytetit është dështim i madh. Është dështimi ku bëhet fjalë arroganca, korrupsioni dhe paaftësia.

Të gjithë jemi dëshmitarë që tre ditë më parë, u bë bashkë qeverisja qendrore dhe lokale duke e shpallur Porto Romanen emergjencë mjedisore. Erdhi edhe deputeti më i ri i Durrësit, Edi Rama dhe tha Porto Romanen do e bëjmë ‘Ecopark’.

Çfarë shohim sot, i gjithë Durrësi, është bërë si Porto Romano, i gjithë Durrësi është në emergjencë mjedisore,”-tha Xhaferaj.