TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qëndrimet publike në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vënë në qendër të vëmendjes mediat serbe disa prej emrave më të njohur shqiptarë në botë, mes tyre futbollistin Granit Xhaka dhe këngëtaret Dua Lipa e Rita Ora.
Të tre artistët dhe sportisti kanë përcjellë mesazhe solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke përdorur simbolikën e UÇK-së dhe sloganin “Liria ka një emër”.
Granit Xhaka publikoi një fotografi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të shoqëruar me mesazhin: “Ata luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut të tyre. Liria ka një emër”.
Edhe Dua Lipa dhe Rita Ora kanë ndarë mesazhe që lidhen me UÇK-në dhe mbështetjen për ish-drejtuesit e saj.
Reagimet e tyre janë pasqyruar nga mediat serbe, të cilat kanë kritikuar qëndrimin e tre figurave publike shqiptare. Në raportimet e tyre, ato i kanë cilësuar ish-krerët e UÇK-së si “kriminelë”, duke e lidhur mbështetjen e Xhakës, Lipës dhe Orës me këtë narrativë.