AKTUALITET, 17 September 2026, 15:38

Alarmi i rremë për bombë në shkollën "Emin Duraku," "detyrim paraqitje" për autorin, Mandi Jataganin: Do ta bëj sërish nëse…

Alarmi i rremë për bombë në shkollën "Emin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Mandi Jataganin, i cili alarmoi policinë duke njoftuar se ishte vendosur bombë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë.

Prokuroria kërkoi masën “arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë seancës për masën e sigurisë 47-vjeçari ka deklaruar se, nëse nuk hiqen materialet polisterol nga shkollat që sipas tij janë të rrezikshme, do të bëjë përsëri të njëjtën gjë.

Mandi Jatagani u arrestua nga hetuesit e antiterrorit për veprat “përhapja e rreme e informatave që ngjallin panik” dhe “njoftimi i rremë në organet e rendit”.