AKTUALITET, 17 September 2026, 14:13

Audio-përgjimi me Ron Yeffet, Berisha: Superskandal, kemi të bëjmë me kontrabandë dhe trafik armësh! Rama, rrezikshmëri të lartë për NATO- n

Audio-përgjimi me Ron Yeffet, Berisha: Superskandal, kemi të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa foli për gazetarët jashtë parlamentit duke hedhur akuza lidhur me aktivitetin e kompanisë shtetërore KAYO, ndërsa u shpreh i bindur se bëhet fjalë për kontrabandë dhe trafik armësh.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha tha se blihen pajisje ushtarake nga zona lufte dhe më pas Shqipëria paraqitet si vendi i prodhimit.

“Kjo është një kontrabandë e mirëfilltë, blerja behet nga zona e luftës. Çka është e papranueshme. Ndryshohet vendi i blerjes, paraqitet Shqipëria si vend prodhues, dhe kryeministri investon duke thënë se ne po prodhojmë armën, por në të vërtetë nuk po prodhojmë asgjë dhe transportohen në zonë lufte. Në meritën e atyre punonjësve të ministrisë përkatëse të Ukrainës thonë ne blejmë me tender. Ndërsa Rama dhe kompania e tij thotë çfarë është tenderi. Pra kemi të bëjmë me një super skandal. Ju garantoj se çdo javë do të dëgjoni skandale të tilla. Ai është trafik armësh, të garantoj. Nëse në lëvizjet e armëve nuk respektohen rregulla të caktuara kombëtare dhe ndërkombëtare kemi të bëjmë më kontrabandë dhe trafik armës”, tha lideri demokrat.

Ai deklaroi se opozita do ta ndjekë çështjen si në Kuvend, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

“Ne do bëjmë çdo përpjekje brenda parlamentit, do bëjmë çdo përpjekje ndërkombëtare për të paraqitur rrezikshmërinë e lartë që ky person paraqet për NATO-n, Rajonin dhe Shqipërinë”, u shpreh Sali Berisha.