AKTUALITET, 2 Nëntor 2018, 16:05

Përplasen dy mjete në Rrugën e Kombit, dy të vdekur dy të plagosur

Përplasen dy mjete në Rrugën e Kombit, dy të vdekur dy

Dy makina janë përfshirë  në aksident në rrugën e Kombit. Nga të dhënat e para  raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të Rrubikut, por ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e kësaj përplasjeje.

Policia ndodhet në vendngjarje.Në aksident janë përfshirë një “Ford dhe një “Benz”, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me identitetin e viktimave apo të plagosurve.