AKTUALITET, 21 Qershor 2021, 21:46

Mbërrijnë në Rinas 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në Rinas 11,700 doza të tjera të

Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës së prodhuar nga Pfizer për koronavirusin. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook. Sasia e vaksinave që kanë mbërritur në vend deri më tani, sipas kreut të qeverisë është 1,079,650.

POSTIMI

✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani ???

?Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.