AKTUALITET, 10 Mars 2020, 14:38

Koronavirusi/ Ministria e Mbrojtjes evidenton personelin që ka udhëtuar jashtë vendit në zonat e infektuara

Koronavirusi/ Ministria e Mbrojtjes evidenton personelin që ka

Ministria e Mbrojtjes ka filluar të marrë masat lidhur me strukturat e saj për koronavirusin.

Ministrja Olta Xhaçka bën me dije se, për parandalimin e përhapjes së virusit po kontrollohet repartet dhe strukturat ushtarake si dhe po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.

STATUSI I OLTA XHAÇKËS

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/2730557516979951