TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 83-vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij me aftësi të kufizuara, gjithashtu ka vrarë dhe çiftin e bashkëshortëve pronarë të shtëpisë ku banonin.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Torino, ndërsa pas krimit autori Renzo Tarabella, 83 vjeç është përpjekur që të vrasë veten me armën e krimit.
Sipas mediave mësohet se i moshuari autori i një krimi të katërfishtë ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. lajmin për ngjarjen e rëndë e ka dhënë vajza e çiftit pronarë të shtëpisë ku banonte i moshuari me familjen e tij, e cila banonte në ndërtesën përballë prindërve të saj.
Ndërkohë arma e përdorur për krimin ishte pa leje. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.