AKTUALITET, 11 Prill 2021, 14:03

Krimi në Dibër/ Banorët: Vjehrra ishte grua e urtë, familje e mirë. Shkuam për ngushëllim, aty morëm vesh që e kishte vrarë nusja

Krimi në Dibër/ Banorët: Vjehrra ishte grua e urtë, familje


Banorët e fshatit Burim në Maqellarë të Dibrës ku ndodhi ngjarja e rëndë pas një sherri vjehrrë-nuse dhe kjo e fundit e qëlloi për vdekje me thikë, thonë se familja njihet në zonë si një familje e urtë. Në një prononcim për gazetarin Enver Doçi ata thonë se ngjarjen e kanë mësuar nga televizori.

“Shumë të mirë si familje, punëtorë, në punë të vet, në hall të vet. Se si u bë nuk e di. Njerëz shumë të urtë, të butë. Në televizor e dëgjova. Ne shkuam për ngushëllim, po nuk e dinim që e kishte vrarë. Morëm detyrat si komshi për të marrë pjesë në varrim. Nuk na thanë përse kishte vdekur. Sot e morëm vesh në televizor. Policia ka qenë mbrëmë sipas të dhënave. Nuk dimë gjë që kanë pasur konflikt. Ka katër fëmijë, një vajzë dhe tre djem”, shprehet një tjetër banor.

“Na njoftuan, sollën njeri këtu. Thanë ka vdekur filania. E dimë që ka qenë sëmurë, ka qenë e vjetër, jo shumë, por me astmë. Shkuam aty, takuam njerëzit e afërt të saj, kishin ardhur vëllezërit, ngushëlluam dhe dolëm. Jashtë ishte një polic. Nuk dinim gjë për krimin, absolutisht. Nuk na thanë, sot në mëngjes e kam marrë vesh. Më pyeti një shok në telefon, e kishte dëgjuar tek News24. Nuk dimë gjë që ka qenë e sëmurë nusja. Ne nuk e dimë”, deklaron një tjetër.