AKTUALITET, 11 Prill 2021, 16:40

Shkrumbohet një makinë në autostradën Tiranë-Elbasan, shpëton mrekullisht shoferi

Shkrumbohet një makinë në autostradën Tiranë-Elbasan,

Një automjet është shkrumbuar plotësisht pasi ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin që ka përfshirë totalisht mjetin.

Sipas policisë, në Kodër Ibë, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje një mjet “Renault”. Fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë dhe ka vetëm dëme materiale.