TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Florida. Nje person ka qëlluar për vdekje 4 persona përfshirë dhe një fëmijë i cili qëndronte në krahët e nënës.
I riu i cili ishte veshur me një jelek antiplumb, ka plagosur dhe një fëmijë 11-vjeçar. Sipas mediave amerikane, pas vrasjes, i riu është vetëdorëzuar.
Fillimisht, policia mbërriti në vendngjarje dhe ka hapur zjarr ndaj të riut, i cili mbeti i plagosur. Pavarësisht se u dorëzua, i riu tentoi të arratisej pasi u dërgua në spital, por pa sukses.
E gjitha nisi mbrëmjen e së shtunës, kur një grua thirri autoritetet për të raportuar një makinë të dyshimtë të parkuar para shtëpisë së saj me një burrë që i kishte thënë “Zoti më dërgoi të flisja me një nga vajzave tuaja “.
Efektivët e policisë kur mbërritën në vendngjarje, makina kishte lëvizur. Të nesërmen, rreth 9 orë më vonë, u raportuan të shtëna me armë zjarri në të njëjtën zonë. Me mbërritjen e tyre, oficerët gjetën një kamionçinë në flakë dhe dëgjuan zhurmat e të shtënave në kopsht.
“Ne pamë një individ me një xhaketë të hollë që na shikonte sikur të ishte gati për të shtëna,” tha sherifi.
I dyshuari menjëherë vrapoi në shtëpi dhe “në atë moment dëgjuam një breshëri plumbash, një grua që ulërinte dhe një fëmijë po qante”, vazhdoi ai. Pasi u përpoq pa sukses të hynte në derën kryesore të shtëpisë, ku sulmuesi ishte barrikaduar, një agjent arriti të depërtonte nga dera e pasme.
Pasoi një përplasje zjarri që e detyroi vrasësin të tërhiqej. Sidoqoftë, u deshën disa minuta të tjera para se burri të vendoste të dorëzohej.