LIFESTYLE, 21 Janar 2018, 10:22

'Martohem në verë', Luana konfirmon lajmet?

'Martohem në verë', Luana konfirmon lajmet?

Luana dhe Krenari po bëjnë më shumë se dy vite të lidhur, por ende nuk e kanë pranuar publikisht, ndonëse fotot ku janë kapur mat e kanë zbuluar lidhjen e tyre me kohë.

Muajin e kaluar u përfol në media se çifti po mendon martesën, të detyruar nga distanca fizike, meqënëse Krenari jeton në Prishtinë.

Sot në "Shiko kush luan", Luana e pyeti të ftuarin Ylli Limani se kur do martohet ndërsa ai iu përgjigj: "Nuk e di, ndoshta shumë shpejt".

"Në verë si unë?", ia ktheu moderatorja.

Më pas Luana tha se ishte shaka ndërsa Edi Manushi u shpreh: "Nuk i dihet, zërat po qarkullojnë".

[gallery columns="1" ids="59045,59046,59047,59048,59049,59050,59051,59052,59053"]