TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, ndërsa thekson se SPAK ka dhënë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar.
“Takim i mirë sot me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja. SPAK ka bërë goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: 588 çështje të ndjekura penalisht, 70 milionë Euro + në asete të konfiskuara. U hetuan 748 persona, nga të cilët 288 janë të arrestuar dhe kemi 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, shkruan Kim.
