TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me Marinën, por edhe me Luana Vjollcën, të gjithë janë mësuar “të ushqehen” në rrjet. Motrat e kanë kuptuar trukun e suksesit edhe përmes profileve sociale, kështu që e njohin mirë gjuhën e fansave dhe kureshtjen e tyre për të mësuar gjithçka nga jeta e dy bukurosheve të njohura të ekranit. Nga studio e programit që drejtojnë, nga prapaskenat apo edhe shumë momente nga jeta private, Luana dhe Marina i ndajnë momentet edhe me fansat e tyre...
Gjithsesi, kur është fjala për jetën private, biondet e bukura janë më të kursyera. Luana, edhe pas ndonjë përpjekjeje të vogël apo ndonjë sinjali, nuk rrëfen shumë ku dhe me kë është (nëse është me atë), ndërsa Marina, me të drejtë, më e hapur në këtë drejtim, edhe Getin e ka shpesh pas vetes.
Por kishte ditë që kishte munguar... Madje, shumë ditë që kishte munguar. Por edhe në fotot e fundit kishte dalë me veshje të gjera... Shtatzënë? Nëse ka munguar në rrjet prej një kohe dhe nëse del me veshje të gjera, është “arsye e fortë” për të dyshuar se edhe Marina mund të jetë shtatzënë?
Këto kanë qenë lajmet e portaleve një ditë më parë, por Marina, e mësuar me çdo lloj lajmi tashmë, nuk reagon as këtë herë...
Ose më mirë, reagon me mënyrën e saj. Ja ku është sot, me një video në Instastory. Këtë vit, për herë të parë, ajo feston Pashkët me një status të ri... Nuk dihet se në cilën shtëpi do ta kalojë festën, por vezët i ka ngjyrosur e modeluar me të gjitha ngjyrat e format.
Për të gjithë ata që e ndien mungesën e Marinës në rrjet, ja ku “shfaqet” moderatorja në një ditë të shënuar, e premtja e Pashkëve, e cila, bashkë me vezët e Pashkës, sjell edhe urimin e saj.
Për lajmet e tjera nga moderatorja, prisni derisa ajo të flasë vetë.
