AKTUALITET, 6 Qershor 2021, 18:45

Pas një fundjave të nxehtë, priten ditë me shi dhe breshër. Ja çfarë parashikohet nga nesër

Pas një fundjave të nxehtë, priten ditë me shi dhe

Fundjava që po lemë pas u karakterizua nga një mot i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta. Por javë që vjen do të na sjellë surpriza. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga e hëna do të nisë një mot me vranësira, që do të sjellë edhe reshje shiu.

“Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit dhe nga orët e mesditës deri pasdite me intensitet mesatar. Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike”, thuhet në njoftim e Shërbimit Meteorologjik.

Dita e Martë dhe ajo e Mërkurë do të vijoj me motin kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët, por nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet me intensitet mesatar në formën e rrebesheve.

Për ditën e Enjte dhe ajo e Premte mëngjeset dhe darkat do të jenë me kthjellime ndërsa orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.