TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar të paktën gjashtë víktima nga koronavirusi, duke e çuar në 222 numrin total të të vdekurve.
Krahasuar me një ditë më parë numri i rasteve të reja është ulur, pasi dje u shënuan 182 të infektuar, ndërsa sot vetëm 156. Ndërkohë numri i viktimave ka qëndruar po i njëjtë si dje, edhe sot kanë vdekur 6 pacientë nga koronavirusi.
Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një ndër vendet fqinje me rrezikshmërinë më të lartë sa i takon Covid-19. E lehtësuar nga masat e pandemisë, Qeveria e këtij shteti ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur karantinën me detyrim, pasi javën e fundit bilanci ditor i rasteve të reja dhe viktimave ka qënë i lartë.
Lajmi i mirë është se 1.836 pacientë janë shëruar që prej fillimit të shpërthimit. Ndërkohë Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se do të hapen kufijtë tokësorë, por do të zbatohen rregulla të forta për të shmangur mundësitë e një përhapje masive të rasteve.