AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 13:59

Kuzhinierja infektohet me koronavirus, mbyllet edhe një kopsht në Vlorë

Kuzhinierja infektohet me koronavirus, mbyllet edhe një kopsht në


Pas dy çerdheve në Tiranë, Covid-19 mbyll edhe kopshtin numër 9 në qytetin e Vlorës.

Kuzhinierja e kopshtit ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Për këtë arsye, është vendosur mbyllja e kopshtit për të paktën 14 ditë.

Gruaja e infektuar është bashkëshortja e një prej personave që ka rezultuar pozitiv një ditë më parë në qytetin bregdetar.