AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 13:04

Dy vëllezërit Robert dhe Edmond Budina infektohen me koronavirus

Dy vëllezërit Robert dhe Edmond Budina infektohen me koronavirus


Dy artistët e njohur dhe vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, zërat më të fortë të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar kanë rezultuar me COVID-19.

Mësohet se dy vëllezërit Budina i janë nënshtruar tamponit dhe kanë rezultuar pozitivë.

Nuk dihet se nga janë infektuar  dy regjisorët por kujtojmë se ata kanë qenë në krye të disa protestave në kryeqytet, ndërkohë që më pas ndërmorën një tur për firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.