TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rey Manaj bëhet sërish protagonist me gol me skuadrën e parë të Barcelonës, që zhvilloi një tjetër miqësore, këtë herë përballë Gironas. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i cili e nisi nga minuta e parë këtë takim, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-t, teksa pak minuta më herët kishte zhbllokuar takimin me 11-metërsh Gerard Pique. Ky ishte goli i katërt i lushnjarit në miqësoren e dytë me “blaugranat” gjatë fazës përgatitore.
Manaj shpresonte për një tjetër mbrëmje magjike, por në minutën e 37-të u ul në fushë duke kërkuar zëvendësimin, për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë një dueli ajror me kundërshtarin. 24-vjeçari pasi mjekët i erdhën në ndihmë, u shoqërua disa minuta më vonë jashtë fushës.
Në fund të pjesës së parë, Saiz shkurtoi diferencë në 2-1 me 11-metërsh, ndërsa në të 85-tën vulosi fitoren 3-1 të “blugranave” Depay me penallti.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1418988141600464897?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1418988141600464897%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.supersport.al%2Fmanaj-tjeter-gol-me-barcelonen-por-le-fushen-i-demtuar%2F