TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Giorgio Chiellini është lojtar i lirë prej datës 1 korrik.
Mbrojtësi i njohur fitoi Euro 2020 si kapiten me Italinë, teksa këto ditë do të takohet me presidentin e Juventusit në lidhje me rinovimin.
36-vjeçari është pjesë e bardhezinjve prej vitit 2005 dhe dëshiron të vijojë të mbajë veshur fanellën e rekordmenëve të futbollit italian.
GDS shkruan se Chiellini kërkon një kontratë 2-vjeçare.
Kapiteni i Juventusit dëshiron të luajë edhe në Botërorin Katar 2022 me kombëtaren, teksa pretendon edhe rritje rrogë.
Juventusi i dhuron aktualisht 3.5 milion euro në sezon, teksa kërkesa e Chiellinit për Andrea Agnellin do të jetë 5 milion euro në sezon.