SPORT, 24 Korrik 2021, 16:47

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, 0.33 pikë i mohojnë finalen, gjimnasti Matvei Petrov shpreson ende

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, 0.33 pikë i mohojnë

Shqipëria ka debutuar në Lojërat Olimpike "Tokio 2020" me gjimnastin Matvei Petrov. Sportisti me origjinë ruse nuk ia ka dalë të kualifikohet për në finalen e madhe, duke u renditur i 9-ti nga 64 garues.

Ai ishte vetëm 0.33 pikë larg kualifikimit për në finalen e madhe, por ka ende shpresë se mund të marrë pjesë në rast se një nga tetë të kualifikuarit sipër tij dëmtohet ose tërhiqet nga gara.

NJOFTIMI NGA KOKSH

I pari qe nisi garen ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020” per ekipin Olimpik shqiptar, ishte gjimnasti Matvei Petrov @matvey_pt ne gjimnastike artistike.

Ne disiplinen e kalit me doreza, Matvei beri nje gare mjaft te mire ne Ariake Gymnastics Center duke u renditur i pari ne baterine e trete te Divizionit te dyte.

Performanca e tij e mire i dha Matveit 14.733 pike duke e renditur ne vendin e 9 nga 65 garues, me vetem 0,33 pike larg kualifikimit per ne finalen e madhe.

Megjithate ka ende shprese si reserve e pare ne finalen e 1 gushtit, ne raste demtimi, arsye shendetesore, terheqje nga gara etj. te ndonjerit nga 8 te kualifikuarit.

I urojme Matveit suksese te metejshme ??