AKTUALITET, 29 Tetor 2020, 20:14

Mali i Zi/ Tetë të vdekur nga Covid-19 dhe 354 të infektuar brenda 24 orëve

Mali i Zi/ Tetë të vdekur nga Covid-19 dhe 354 të infektuar

Situata nga koronavirusi është e rënduar në të gjithë rajonin e Ballkanit. Përpos shifrave të larta në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, edhe në Malin e Zi ka rritje të numrit të infektimeve. Tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 354 raste të reja me koronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 937 testime. Më shumë raste janë regjistruar në Podgoricë, 170 të infektuar, ndërsa në Ulqin 27 raste të reja. 3729 raste aktive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 242 pacientë