TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministria ka sqaruar se makina e llojit “GMC”, me të cilën po lëviz së fundmi kreu i Qeverisë është një mjet i marrë me qira dhe se nuk është blerë me paratë e buxhetit të shtetit. Në përgjigje të gazetares Esiona Konomi, e cila më herët shtroi disa pyetje në lidhje me mjetin e ri me targa “AB 464 DZ”, Kryeministria tregon se Partia Socialiste ka një kontratë qiraje me një subjekt në pronësi të zonjës E.Hoxhallri për marrjen e kësaj makine me qira, e cila nuk është e blinduar dhe nuk ka elementë shtesë sigurie. Për mjetin e mëparshëm të cilin përdorte Rama, shkruhet se ishte amortozuar, vjetërsuar dhe nuk plotësonte më standardet e levizjes për shkak të numrit të madh të kilometrave të kryer.
Statusi i gazetares Esiona Konomi:
KRYEMINISTRI NUK LËVIZ ME MAKINË QEVERITARE, GMC I ËSHTË MARRË ME QERA ZONJËS E. HOXHALLARI
Qeveria sqaron përmes zyrës së komunikimit se mjeti luksoz GMC me të cilin lëviz Edi Rama së fundmi, nuk është blerë me fonde publike. Sipas sqarimit të mëposhtëm që mu dërgua në përgjigje të pyetjeve të mia, ky automjet i pablinduar, është marrë me qera nga Partia Socialiste prej një subjekti privat të regjistruar në emër të zonjës E. Hoxhallari.
PËRGJIGJIA E PLOTË E QEVERISË
“Automjeti ne fjale eshte ne pronesi te nje subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi. Partia Socialiste ka nje kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushen e shitjes dhe dhenies me qera te automjeteve. Automjeti nuk ka elemente te vecanta sigurie. Ai eshte marre pasi automjeti i meparshem ne perdorim te Kryetarit te PS, nuk plotesonte me standardet e levizjes per shkak te amortizimit si pasoje e vjetersise dhe numrit te madh te kilometrave te kryer. Me kete rast theksojme se kryeministri nuk ka blere nje automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre”.