AKTUALITET, 18 Shtator 2021, 16:41

Tre shpërthime në Afganistan! Dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Tre shpërthime në Afganistan! Dy të vdekur dhe dhjetëra

Tre shpërthime janë regjistruar ditën e sotme në Afganistan duke lënë të vdekur dy persona dhe të paktën 20 të plagosur.

Shpërthimet kanë ndodhur në Kabul dhe provincën lindore Nangarhar. Sipas raportimeve të mediave vendase, është shpërthyer një makinë ku kishte luftëtarë afganë ku në mes të të plagosurve kanë qenë gra dhe fëmijë.

Herët në mëngjesin e së shtunës, një tjetër bombë ka shpërthyer në Kabul, duke plagosur të paktën dy persona.

Ky njëherësh është përshkruar si sulmi i parë vdekjeprurës prej kur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit më shumë se një muaj më parë.

Talebanët kanë hyrë në Kabul më 15 gusht, duke larguar nga pushteti Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi, dhe janë zotuar se do të rikthejnë sigurinë.